Ngrohtë në dimër dhe freskët në verë, ja pse duhet të zgjedhim termoizolimin

Shpesh termoizolimi i shtëpisë konsiderohet si një shpenzim i tepërt, diçka që kërkon shumë impenjim ose përbën luks. Kjo bindje mbetet e pabazuar në fakte dhe gati-gati është një mit, i cili përjashton një alternativë të sigurt, një sitl jetese moderne, të shëndetshme dhe tejet komode. Në fakt termoizolimi i shtëpisë përbën një nevojë primare të gjithësecilit për të krijuar një klimë ideale brenda mureve të shtëpisë, me temperatura komode dhe konstante.

 

Sistemet e termoizolimit janë kthyer në zgjidhje optimale për miliona familje përreth globit, kjo sepse janë ekonomikisht të përballueshme dhe mbi të gjitha sepse janë mënyra më e efektshme për t’i bërë ambientet shtëpiake më imune ndaj kushteve të jashtme atmosferike.

Gjatë periudhave të vitit me temperatura ekstreme, siç janë vera dhe dimri, lind nevoja e ftohjes apo e ngrohjes të banesave, duke përdorur masivisht kondicionerë, ngrohës elektrikë, gas dhe metoda të tjera. Kjo situatë në më të shumtën e rasteve përkthehet në kosto të larta. Çdo vit e më tepër konsumojmë shumë energji, dëmtojmë ekosistemin dhe rëndojmë buxhetin e familjes. Në afatgjatë këto kosto mund të reduktohen përsosmërisht falë aplikimit të një sistemi termoizolimi cilësor.

3 arsye pse duhet të zgjedhim sistemet e termoizolimit

Ruajtja e ambientit – Nëse izolojmë termikisht banesat mund të kontribuojmë edhe në uljen e emetimeve në ajër të substancave të dëmshme për ambientin. Ky sistem izolimi ul ndjeshëm konsumin dhe djegien e karburantit të gjeneruar nga burimet fosile. Me sistemet e termoizolimit, pa dyshim, bëhemi faktorë konkretë në ruajtjen e planetit.

Avantazh ekonomik – Një shtëpi e pasjiur me termoizolim pëson humbje termike në doza minimale dhe për pasojë edhe fatura e energjisë apo e gasit do të jetë shumë e ulët se në rastet e tjera. Pra me pak fjalë, do të jemi më pak të detyruar të përdorim kondicionerin, ngrohjen me dru apo impiantin e gasit, sepse ambienti e ruan temperaturën për një kohë shumë më të gjatë se zakonisht. Konsumi i energjisë në shtëpi mund të reduktohet deri në masën 70-80%, thjesht duke izoluar muret me sistem termoizolimi. Të investosh në izolimin termik të ambienteve shtëpiake është gati njësoj sikur të vendosësh një pjesë të mirë të fondeve familjare në një bankë virtuale, e cila në afatgjatë të shpërblen me norma fitimi mjaftueshëm të larta. Me rritjen progresive të çmimit të energjisë elektrike dhe të hidrokarbureve, një shtëpi që konsumon më pak është garancia që të gjithë duam për një të ardhme me më shumë siguri ekonomike.

Komditet dhe shëndet – Shtëpia është vendi ku kemi më shumë nevojë të krijojmë kushte jetese komode. Një shtëpi e izoluar termikisht na lejon ta mbajmë temperaturën e brendshme të qëndrueshme, me shpërhapje homogjene dhe në nivelet që më shumë na shkojnë për shtat. Temperaturat e qëndrueshme dhe brenda normave krijojnë një klimë ideale në të gjitha ambientet e shtëpisë, pasi nuk lejojnë që kushtet e jashtme atmosferike të penetrojnë në brendësi dhe të influencojnë shëndetin. Gjithashtu sistemet e termoizolimit pengojnë edhe shfaqjen nëpër mure të fenomeneve tejet të dëmshme për trupin e njeriut, si lagështira apo myku.

Një eksperiencë cilësore dhe moderne: Sistemi i termoizolimit “capot”, nga Dekoll

Sistemi i termoizolimit, si një eksperiencë cilësore, zgjidhje ekonomike ideale dhe moderne është i mundur prej vitesh edhe në vendin tonë. Dekoll është kompania më me eksperiencë në Shqipëri sa i përket fushës të izolimit termik të banesave. Kjo kompani ka zgjedhur t’i ofrojë familjeve
shqiptare një nga sistemet më të avancuara të termoizolimit, atë që cilësohet si “sistemi capot”. “Sistemi capot” shfrytëzon novacionet më të fundit teknologjike të izolimit të shtëpive, të cilat Dekoll di t’i ofrojë me një cilësi të pakrahasueshme, jo vetëm duke i montuar me përsosmëri dhe profesionalizëm, por edhe duke prodhuar vetë lëndët e para. Dekoll ofron një sistem termoizolimi të kompletuar, duke nisur nga lëndët e para që nevojiten dhe deri tek përdorimi i teknikave më të avancuara. Praktikisht, gjithçka që nevojitet për të arritur një rezultat mëse të kënaqshëm dhe jetëgjatë. Produktet e “sistemit capot” prodhohen nga ekspertë italianë në fabrikën Dekoll, e cila është edhe më e avancuara teknologjikisht në të gjithë Ballkanin. Analizat e këtyre produkteve kryhen me aparaturat më të avancuara.