Përshkrim i shkurtër
Astar kundra ndryshkut me bazë alkide, dhe pigmente antikorrozive, pa përbërje plumbi. Ideal për mbrojtje kundra ndryshkut të sipërfaqeve metalike të ekspozuara në ambjente okside. Përdoret për lyerjen e konstruksioneve metalike në ambiente industriale, si psh: kapanone, ura, shkalle.
Të dhënat e plota
Sipërfaqja duhet të jetë e pastër, e thatë dhe pa pluhura. Para se të lyhet ajo duhet të gërryhet me letër të përshtatshme zmerili. Aplikohet një ose dy duar METAL PRIMER RAPID për mbrojtje kundra ndryshkut. Kur të jetë tharë plotësisht mund të zmerilohet, duke siguruar një lidhje të fortë me shtresën përfundimtare (PINTOSMALT RAPID). Trajtime të tilla si zmerilimi mund të gjenerojnë pluhur dhe tymra të rrezikshme. Punoni në vende të ajrosura mirë dhe përdorni paisje personale të përshtatshme për frymëmarrje nëse është e nevojshme. Largoni sa më shumë bojë nga furçat dhe pajisjet para pastrimit të tyre. Pastroni furcat dhe paisjet me tretës menjëherë pas përdorimit.
Lloji: Astar kundra ndryshkut me tharje të shpejtë Densiteti (EN ISO 2811-1): 1.33-1.43 ± 0,02 gr/cm3 Hollimi: 5-10% me DILUENT për furçë dhe rul, ndërsa për pistoletë 10-20% Viskoziteti: 100-110 KU (25°C) Koha e tharjes: 20 min. Kjo varet nga kushtet e motit (temperatura, lagështia). Shtresa finale PINTO SMALTO RAPID i kalohet 1 orë pas aplikimit të METAL PRIMER RAPID. VOC ne produktin e gatshem: ≤ 100 VOC emetimi ne ambient: ≥ 20 Norma e mbulimit: 9-11 m2 /L për shtresë (dorë); në sipërfaqet e përgatitura per lyerje, në varësi të thithshmerisë së sipërfaqes. Metoda e aplikimit: Furçë, rul ose pistoletë Temperatura per aplikim: +8°C deri ne +30°C dhe lageshti relative me e ulet se 80%. Paketimi: 0.75L, 2.5L Ruajtja: 24 muaj në paketim origjinal. Ruhet ne vende te mbrojtura nga ekspozimi ne diell. Mbrojeni nga ngricat.