Përshkrim i shkurtër
Astar kundra ndryshkut me bazë alkide, dhe pigmente antikorrozive, pa përbërje plumbi. Ideal për mbrojtje kundra ndryshkut të sipërfaqeve metalike të ekspozuara në ambjente okside. Nuk lejon gërryerjen e sipërfaqes. Ka rezistencë të shkëlqyer ndaj agjentëve atmosferike. Ky produkt ka elasticitet dhe hapje të lartë. Mbulon shpejt.
Të dhënat e plota
Sipërfaqet metalike duhet të jenë të pastra, të thata dhe të lira nga ndryshku dhe vajrat. Papastertitë duhet të largohen duke përdorur letër zmerile të duhur. Aplikoni një ose dy duar METAL PRIMER për mbrojtjen e duhur kundër ndryshkut. Kur të jetë tharë komplet mund të zmerilohet me letër abrasive të posaçme, duke siguruar një lidhje të fortë me bojën përfundimtare (PINTOSMALT). Trajtime të tilla si zmerilimi mund të gjenerojnë pluhur dhe tymra të rrezikshme. Punoni në vende të ajrosura mirë dhe përdorni paisje personale të përshtatshme për frymëmarrje nëse është e nevojshme.
Lloji: Astar kundra ndryshkut Densiteti (EN ISO 2811-1): 1.33-1.43 ± 0,02 gr/cm3 Hollimi: 5-10% me DILUENT për furçë dhe rul, ndërsa për pistoletë 20-30%. Viskoziteti: 100-110 KU (25°C) Koha e tharjes: 30 min. Kjo varet nga kushtet e motit (temperatura, lagështia). Shtresa finale PINTO SMALTO i kalohet 2 orë pas aplikimit të Metal Primer. VOC ne produktin e gatshem: ≤ 100 VOC emetimi ne ambient: ≥ 20 Norma e mbulimit: 8-10 m2 /L për shtresë (dorë); në sipërfaqet e përgatitura per lyerje, në varësi të thithshmerisë së sipërfaqes. Metoda e aplikimit: Furçë, rul ose pistoletë Temperatura per aplikim: +8°C deri ne +30°C dhe lageshti relative me e ulet se 80%. Paketimi: 0.75L, 2.5L Ruajtja: 24 muaj në paketim origjinal. Ruhet ne vende te mbrojtura nga ekspozimi ne diell. Mbrojeni nga ngricat.