Është një shtrese dekorative i gatshëm për përdorim, me baze rezine akrilike, i dizajnuar për të krijuar sipërfaqe të lëmuara dhe moderne për mure dhe fasada. Ky produkt karakterizohet nga nje mbulueshmeri dhe qendrueshmeri e larte ku jep prezence efektesh sipas punueshmerise . PINTOLUX eshte nje produkt i lehte ne perdorim dhe aplikim si ne siperfaqet horizontale ashtu dhe vertikale. Mund të aplikohet si një shtresë dekorative për çdo lloj sipërfaqeje të brendshme dhe të jashtme. Pigmentohet ne nje larmishmeri ngjyrash me ane te sistemit te pigmentimit PintoColor .




Pintolux Modern Touch
applicazione
Përdorni një spatul inoksi. Shtresa e parë duhet të aplikohet në mënyrë të njetrajtshme per te bere te mundur nivelimin e suportit. Koha e tharjes në prekje është 4 – 6 orë, ndërsa koha e tharjes për aplikimin e shtresave të tjera është 12-24 orë, varësisht nga kushtet e ambientit. Aplikoni 2 deri në 3 shtresa për rezultat të qëndrueshëm dhe rezistence te larte. Temperatura e ambientit duhet të jetë midis 5°C dhe 35°C. Nuk duhet aplikuar ne kushte ambienti me lageshti te larte .