EPOX-PRO 2K eshte nje bojë epokside për dysheme, me bazë uji, 2-komponentëshe, me nje formulim te avancuar për mbulimin dhe mbrojtjen e dyshemeve industriale dhe komerciale. Ka nje perfundim estetik, te paster dhe rezistent ndaj larjeve te shpeshta. EPOX-PRO 2K vjen ne ngjyre te bardhe ose te pigmentuar. EPOX-PRO 2K ofron një shtrese të qëndrueshme, të forte, të pastër dhe miqesore me ambientin duke mbrojtur sipërfaqet kundër dëmtimeve mekanike, kimike dhe ndikimeve të tjera mjedisore. Ka nje rezistence te larte ndaj solventeve alifatike, naftes, vajerave minerale, benzines apo detergjenteve. Rezistence e larte mekanike ndaj gervishtjeve, demtimeve dhe abrazionit.



EPOX PRO 2K TDS
•Mos e holloni perzierjen me solvent,
•Mos aplikoni ne suporte te ndotura me vajra, pluhur apo papasterti
•Produkti duhet te perzihet i gjithi sic merret ne raportin e dhene per te shmangur gabimet ne llogaritje qe sjellin dhe mosfunksionim te tij.
•Përdorni mjete mbrojtëse si doreza dhe maska gjatë aplikimit për të shmangur kontaktin direkt me lëkurën apo nuhatjen e aromave.
•Mos e ekspozoni produktin e perzier kundrejt nje burimi nxehtesie
•Mbrojeni produktin per te pakten 24 ore nga kontakti me ujin pas aplikimit.
•Ruajtja e produktit duhet të bëhet në një vend të freskët dhe të thatë, jo ne nxehtësi ekstreme dhe larg dritës direkte të diellit
طلب
Përdorni një furce, rrul ose spatul për aplikimin e bojës. Perpara aplikimit te bojes beni astarimin e siperfaqes me nje dore EPOX-PRIMER 2K sipas udhezuesit te produktit. Produkti duhe te aplikohet brenda 60 min, mos provoni te holloni produktin ne menyre per ta bere perseri te aplikueshem pas kesaj kohe. Sigurohuni gjithmone qe dora e pare e bojes se aplikuar te jete e thate plotesisht kur te aplikohet dora e dyte. Sipërfaqja e dyshemesë duhet të jetë e pastër dhe e thatë para aplikimit. Për të arritur mbulimin maksimal, mund të aplikoni disa shtresa të holla, duke pritur tharjen e plote ndermjet secilës shtresë.