Teknologjia

Dekoll përdor teknologjinë më moderne në Ballkan, e cila siguron jo vetëm cilësinë e produkteve, por është miqësore ndaj mjedisit dhe punonjësve. Këtë e vërteton më së miri bashkëpunimi me kompaninë prestigjoze në fushën e teknologjisë, LB Officine Meccaniche S.p.A. (MO – Itali), e cila ndërton fabrika dhe makineri për industrinë qeramike, përzierjen e lëndëve të para, prodhimin e pluhurave premium, trajtimin dhe magazinim e materialeve.

Teknologjia është totalisht e automatizuar, duke garantuar kështu cilësi maksimale dhe uniforme për të gjitha produktet.

Dekoll i kushton vëmendje të madhe vlerave të krijuara nga inxhinierët europianë në teknologji dhe standarde. 

Kjo është arsyeja pse produktet tona dallohen në çdo treg.

Laboratorët Dekoll kanë paisjet dhe teknologjinë më të fundit dhe operojnë në përputhje me misionin tonë për të qenë i pari në treg në plotësimin e nevojave të tij, duke ofruar zgjidhjet më të mira Made in Albania me standarde Europiane!

Change Language »