VERTIKOLL C1T

Ngjitës për pllaka me bazë çimento me forcë ngjitëse normale dhe rezistent ndaj rrëshkitjes. Karakterizohet nga një punueshmëri shumë e mirë, rezistencë të mirë ndaj lagështisë, kohë optimale korrigjimi dhe fortësi të një trajtshme. I klasifikuar si ngjitës C1T sipas standartit EN 12004.

VERTIKOLL C1T

Ngjitës për pllaka me bazë çimento me forcë ngjitëse normale dhe rezistent ndaj rrëshkitjes. Karakterizohet nga një punueshmëri shumë e mirë, rezistencë të mirë ndaj lagështisë, kohë optimale korrigjimi dhe fortësi të një trajtshme. I klasifikuar si ngjitës C1T sipas standartit EN 12004.

Pamja: Pluhur Paketimi: Thes letre 25 kg Ngjyra: Gri, Bardhë Konsumi: 3-5 kg/m2 Magazinimi: Të ruhet në vënde të thata mbi paleta druri. Koha e magazinimit: 12 muaj nga data e prodhimit. Masa vellimore: 1.5gr/cm3 Djegshmëria: I padjegshëm Uji për përzierje: 6.5-7 litra ujë për 25 kg pH i përzierjes: 13 Temperatura e aplikimit: +50C deri në +350C. Koha e korigjimit: 30min Mbushja e fugave në mure: Pas 8 deri 12 orë Mbushja e fugave në dysheme: Pas 24 orë Deformueshmëria: I pa deformueshëm I shkelshëm: Pas 24 orësh Rezistenca në shtypje: > 8.5 N/mm2 Forca ngjitëse pas 28 ditësh: ≥ 0,5 N/mm2 Forca ngjitese pas zhytjes në ujë: ≥ 0,5 N/mm² Forca ngjitese pas reaksionit nga ngrohja: ≥ 0,5 N/mm² Forca ngjitëse pas cikleve ngrirje-shkrirje: ≥ 0,5 N/mm² PDF: Vertikoll.pdf
FUSHA E APLIKIMIT I përshtatshëm për ngjitjen e pllakave të qeramikës, gres-porcelanit, për dysheme dhe mure në ambjente të jashtme dhe të brëndshmë me bazë çimento. I përshtatshëm për ngjitjen e pllakave me dimensione 5-40 cm. MENYRA E PERGATITJES SE PERZIERJES Përzieni 6-6.5 litra ujë të pastër me 25 kg Verikoll, përzieni masen e krijuar me një përzierës elektrik derisa të formohet një masë homogjene dhe pa kokërriza. Lëreni në qetësi për 10 minuta dhe më pas përzieni përsëri përpara përdorimit. Koha e punueshmërisë së përzierjes është 2-3 orë. PËRGATITJA E SUPORTIT Të gjitha tipet e suporteve me bazë çimento duhet të pastrohen paraprakisht përpara se të aplikohet produkti. Suporti mund të përmbajë papasterti të tilla si pluhura, vajra apo mbetje të ndryshme të cilat ndikojnë negativisht në forcën ngjitese të produktit. Pastrimi mund të bëhet në menyrë mekanike. Përpara aplikimit të produktit siperfaqja e suportit duhet të spërkatet me ujë në mënyrë që produkti të krijojë një ngjitje sa më të mirë dhe të ketë një kohë punueshmërie sa më optimale. Fillimisht produkti rekomandohet të shtrohet me pjesën e drejtë të mallës për të pasur një shperndarje sa më të njëtrajtshme dhe me pas me pjesen e dhëmbezuar. Aplikimi bëhet me një mallë të përshtatshme në varësi të llojit të plllakës që shtrohet. Vendosja e pllakave bëhet duke ushtruar një presion të vogël mbi pllakë duke u siguruar që pllaka të mbulohet në të gjithë siperfaqjen me kollë. Konsumi 3-5 kg/m² sipas dimensioneve të dhëmbëzimit të shpatullës dhe tipit të bazamentit.
Change Language »