ULTRAFUGA FF

Bojak i imët me bazë çimento për mbylljen e fugave, me elasticitet të lartë, i përbërë nga rërë mermeri të cilësisë së lartë me granulometri të seleksionur, përmbajtje të lartë rezinash sintetike dhe agjentë hodrofobikë. Ofron rezistencë të lartë ndaj lagështirës dhe abrazionit. I përshtatshëm për mbushjen e fugave nga 0-4mm. I klasifikuar si produkt CG2 në bazë të standartit EN 13888. Karakterizohet nga një punueshmëri shumë e mirë, pastrim shumë i lehtë, ngjitje shumë e mirë, qëndrueshmëri të lartë ndaj rrezeve të diellit dhe agjentëve atmosferikë, ka aftësi të ruajë ngjyrat, rezistent ndaj agjentëve gërryes, acideve dhe bazave të ndryshme. I disponueshëm në 26 ngjyra.

Pamja: Pluhur Paketimi:Thes 2 kg në kuti nga 16 kg mbi paletë prej 576 kg (36 kuti) dhe 5kg në kuti nga 20 kg mbi paletë prej 720 kg (36 kuti) Ngjyra: I disponueshëm në 26 ngjyra Magazinimi: Të ruhet në vënde të thata mbi paleta druri Koha e magazinimit:12 muaj nga data e prodhimit PH: 13 Mbyllja e fugave në dysheme pas aplikimit të ngjitësit: 24 orë Mbyllja e fugave në mure pas aplikimit të ngjitësit: 4-8 orë Koha e punueshmërisë: 2 orë Pastrimi i fugave: Pas 20 min I shkelshëm: Pas 24 orësh Masa vëllimore: 1.5 gr/cm3 Rezistent ndaj: Acideve Ujë për përzierjen: 1.2-1.6 litra ujë për 5 kg Temperatura e aplikimit: +5°C deri në +35°C Rezistenza ndaj abrazionit: ≤ 1000 mm3 (EN 12808-2) Rezistenca në shtypje në 28 ditë në kushte normale: ≥ 15 N/mm2 (EN 12808-3) Rezistenca në shtypje pas cikleve ngrirje/shkrirje: ≥ 15 N/mm2 (EN 12808-3) Rezistenca në përkulje në 28 ditë në kushte normale: ≥ 3,5 N/mm2 (EN 12808-3) Absorbimi i ujit pas 30 minutash: ≤ 2 g (EN 12808-5) Absorbimi i ujit pas 240 minutash: ≤ 5 g (EN 12808-5) Tërheqja: ≤ 3 mm/m (EN 12808-4) Rezistenca termike: – 30°C deri në + 80°C PDF: ULTRAFUGA.pdf
Fusha e aplikimit ULTRAFUGA FF përdoret për stukimin e pllakave prej qeramike, gres porcelani, pllaka mozaiku për ambjente të jashtme dhe të brëndshme. I rekomandueshëm për mbylljen e fugave në ambjente ku ka vibrime, në ambjete me ngrohje qëndrore, tarraca dhe pishina. Nuk rekomandohet për mbushjen e fugave në gjeresi më të mëdha se ajo e lejuar. Ne rast aplikimesh per zona të ekspozuara me trafik të lartë ose nën ndikimin e kimikateve propozojmë që produkti të përforcohet me FUGALASTIC Dekoll. Përgatitja e bazamentit Fugat që do të stukohen duhet të jenë të pastra, pa ngjitës pllakash ose llaç në të gjithë trashësinë. Nuk rekomandohet aplikimi mbi bazamente të lagura. Përgatitja e produktit Përzjeni 1.2-1.6 litër ujë me një qese 5 kg produkt pluhur në një enë të pastër me një përzjerës elektrik derisa të arrini një masë homogjene dhe pa kokrriza. Duhet marrë parasysh që materiali i përzjerë për stukimin e fugave në dysheme bëhet me i ujshëm se sa për fugat në mure. Aplikoni produktin në fuga me një shpatull gome ose me makinerinë shpatulluese. Pas 20 min kur produkti të jetë bërë i qëndrueshëm bëhet pastrimi i pjesës së mbetur me një sfungjer në mënyrë transversale me drejtimin e fugave.
Change Language »