STRONGKOLL C2TES1

Ngjitës për pllaka me bazë çimento shumë cilesor, I deformueshëm, shumë elastic, I përbërë nga rërë karbonati dhe mermeri të cilësisë së lartë, rezina sintetike dhe additive specifike, me forcë ngjitëse të përmirësuar, rezistent ndaj rrëshkitjes dhe kohë punueshmërie të gjatë. Karakterizohet nga një punueshmëri e shkëlqyer, rezistencë të lartë ndaj lagështisë dhe fortësi të një trajtshme. Aplikohet për shtresa në trashësi deri në 15 mm. I klasifikuar si ngjitës C2TES1 sipas standartit EN 12004.

STRONGKOLL C2TES1

Ngjitës për pllaka me bazë çimento shumë cilesor, I deformueshëm, shumë elastic, I përbërë nga rërë karbonati dhe mermeri të cilësisë së lartë, rezina sintetike dhe additive specifike, me forcë ngjitëse të përmirësuar, rezistent ndaj rrëshkitjes dhe kohë punueshmërie të gjatë. Karakterizohet nga një punueshmëri e shkëlqyer, rezistencë të lartë ndaj lagështisë dhe fortësi të një trajtshme. Aplikohet për shtresa në trashësi deri në 15 mm. I klasifikuar si ngjitës C2TES1 sipas standartit EN 12004.

Pamja: Pluhur Paketimi: Thes letre 25 kg Ngjyra: Gri, Bardhë Konsumi 4-5 kg/m2 Magazinimi: Të ruhet në vënde të thata mbi paleta druri. Koha e magazinimit: 12 muaj nga data e prodhimit. Masa vëllimore: 1.7gr/cm3 Djegshmëria: I padjegshëm Uji per përzierje: 7-8 litra ujë për 25 kg pH i përzierjes:13 Temperatura e aplikimit: +50C deri në +350C. Koha e korigjimit: 35-40min Mbushja e fugave në mure: Pas 8 deri 12 orë Mbushja e fugave në dysheme: Pas 24 orë Deformueshmëria: I pa deformueshëm I shkelshëm: Pas 24 orësh Rezistenca në shtypje: > 10 N/mm2 Forca ngjitëse në beton: > 1.5 N/mm2 Forca ngjitëse pas 28 ditësh(kushtenormale): ≥ 1.5 N/mm2 Forca ngjitese pas zhytjes në ujë≥ 1 N/mm² Forca ngjitese pas reaksionit nga ngrohja: ≥ 1.5 N/mm² Forca ngjitëse pas cikleve ngrirje-shkrirje: ≥ 1.5 N/mm² PDF: Strongkoll C2.pdf
FUSHA E APLIKIMIT I përshtatshëm për ngjitjen e pllakave të qeramikës në suporte me bazë çimento, gres-porcelanit, klinkerit, mermerit, pllakave të gurit, mozaikëve, pllakave me absorbim të ulët, pllakave me spesor të lartë, për dysheme dhe mure, në ambjente të jashme dhe të brëndshme ku ka prani të madhe lagështie. I rekomandueshëm për fasada të larta, tarraca, për ambjente me ngrohje qëndrore, për ambjente që janë pjesë e vibrimeve, shtypjeve të vazhdueshme, gjithashtu për ngjitjen e pllakës mbi pllakë (në këtë rast duhet që pllakat të jënë të qëndrueshme dhe të palevizshme). Ideal për pishina, për ambjente industriale, për suporte të valëzuara dhe të paqëndrueshme (kjo si rezultat i elasticitetit dhe deformueshmërisë së lartë). I përshtatshëm për ngjitjen e pllakave me dimensione 5-300 cm. MENYRA E PERGATITJES SE PERZIERJES Përzieni 7-8 litra ujë të pastër me 25 kg Strongkoll, përzieni masen e krijuar me një përzierës elektrik deri sa të formohet një masë homogjene dhe pa kokërriza. Lëreni në qetësi për 10 minuta dhe më pas përzieni përsëri përpara përdorimit. Koha e punueshmërisë së përzierjes është 2-3 orë në kushte normale temperaturash (20°C). PËRGATITJA E SUPORTIT Suportet me bazë çimento duhet të jenë të qëndrueshëm, rezistent dhe të rregullt, pa vajra dhe jo të pista dhe pa mbetje bojrash si dhe duhet të kenë arritur paraprakisht kohën e maturimit. Përafërsisht dyshemetë tradicionale me bazë çimento me kohë fortësimi normale duhet të kenë një kohë stazhionimi të pakten 28 ditë, bazamentet me suva tradicionale duhet të thahen për të paktën 14 ditë. Disnivelet e mëdha ose çarjet e mëdha duhen të rregullohen paraprakisht. Të gjitha tipet e suporteve duhet të pastrohen paraprakisht para aplikimit të produktit në mënyrë mekanike. Përpara aplkimit të produktit siperfaqja e suportit duhet të laget në mënyrë që produkti të krijojë një ngjitje sa më të mirë me të. Fillimisht produkti rekomandohet të shtrohet me pjesën e drejtë të mallës për të pasur një shpërndarje sa më të njëtrajtshme dhe më pas me pjesën e dhëmbëzuar. Aplikimi bëhet me një mallë të përshtatshme në varësi të llojit të pllakës që shtrohet. Vendosja e pllakave bëhet duke ushtruar një presion të vogël mbi pllakë duke u siguruar që pllaka të mbulohet në të gjithë siperfaqjen me kollë. Koha e hapjes së produktit në kushte atmosferike normale është 35 minuta për temperatura 23°C. Kushtet atmosferike mund të ndikojnë në kohën e tharjes së produktit. Duhet pasur kujdes që kolla nuk duhet të formojë siperfaqje filmi. Në të kundërt atëherë është e nevojshme që të kalohet dhe një herë malla mbi kollë. Nuk këshillohet që pllakat të vendosen me fuga të puthitura. Pllakat vendosen në mënyre të tillë që të jenë të përshtatshme me dimensionet e tyre. Në siperfaqjet e bashkimit me muret vertikale duhet lënë një distancë prej 5 mm. APLIKIMI I BOJAKUT Fugat e pllakave mund të mbyllen pas rreth 4 orësh. Fugat elastike duhet të mbyllen me silikon. Dyshemetë e shtruara janë të shkelshëm pas 4 orësh. Tharja e plotë arrihet pas 24 oresh.
Change Language »