PREMIX INTERIOR

Suva mbushëse me bazë çimento-gëlqere për mure të brendshme, tavane dhe fasada. I përshtatshëm për të gjitha tipet e bazamenteve si: mur tulle, mure me blloqe betoni, gur ranorë dhe gëlqerorë. Nuk është i përshtatshëm për bazamente me lagështi të vazhdueshme. I krahasuar me llaçin tradicional redukton 25% të sasisë në aplikim.

PREMIX INTERIOR

Suva mbushëse me bazë çimento-gëlqere për mure të brendshme, tavane dhe fasada. I përshtatshëm për të gjitha tipet e bazamenteve si: mur tulle, mure me blloqe betoni, gur ranorë dhe gëlqerorë. Nuk është i përshtatshëm për bazamente me lagështi të vazhdueshme. I krahasuar me llaçin tradicional redukton 25% të sasisë në aplikim.

Pamja: Pluhur Paketimi: 25 kg Ngjyra:Gri  Kokrrizimi:1.2mm Konsumi:1.5 m2/1-1.5cm trashësi /thes Magazinimi:Të ruhet në vende të thata mbi paleta druri Koha Magazinimit: 12 muaj nga data e prodhimit Masa vëllimore e llaçit të thatë: 1.6-1.75 gr/cm 3 Trashësia minimale e aplikimit për mure: Deri në 10 mm Trashësia minimale e aplikimit për tavane: Deri në 7-8 mm Koha e punueshmërisë së produktit: 2 orë Ujë për përzierje: 5.5-6 lit/thes Temperatura e aplikimit: +5°C deri në +35°C Aplikimi i Materialit: Me dorë ose makineri, 1-2 duar Koha e pritjes për dorën e dytë: ≈ 24 orë Rezistenca në ngjeshje: > 8 N/mm2 Absorbimi i ujit: Kategoria W0 Forca ngjitëse pas 28 ditësh: 0.5 N/mm2 Konduktiviteti Termik: 0.61 W/mK Reaksioni ndaj zjarrit: Klasa A1 PDF: PREMIX.pdf
PËRGATITJA E BAZAMENTIT: Bazamenti duhet të jetë i pastër pa pluhura, vajra apo mbetje te cilat bëhen pengesë në lidhjen midis shtresave. Pastrimi i bazamentit bëhet në mënyre mekanike. Bazamentet e përbëra, që do të thotë ku ka edhe pjesë elektrike dhe mure tulle, duhet të sprucohen fillimisht me sprucuesin Dekoll. Fugat e tullave duhet të mbyllen paraprakisht për të pasur një mbulim pa plasaritje. PËRGATITJA E PRODUKTIT Produkti është i përshtatshëm për tu punuar me  dorë dhe makineri. Përzieni me një përzierës mekanik ose me makineri 5.5-6 litra ujë me një thes 25 kg PREMIX derisa të arrihet një masë homogjene dhe pa kokrriza. APLIKIMI Aplikoni me mallën e duhur produktin e përgatitur dhe bëni nivelimin me mastar. Pas tharjes është e nevojshme që përpara vendosjes së finos të bëhet ashpërsimi i sipërfaqes së suvasë. Temperaturat optimale të punimit janë nga +5°C deri në 35°C. Për veshjet e mëvonshme është e rëndësishme që bazamenti të ketë arritur maturimin në tharje. Fillimisht produkti rekomandohet të shtrohet me pjesën e drejtë të mallës për të pasur një shpërndarje sa më të njëtrajtshme dhe më pas me pjesën e dhëmbëzuar. Aplikimi bëhet me një mallë të përshtatshme në varësi të llojit të pllakës që shtrohet. Vendosja e pllakave bëhet duke ushtruar një presion të vogël mbi pllakë duke u siguruar që pllaka të mbulohet në të gjithë siperfaqjen me kollë. Koha e hapjes së produktit në kushte atmosferike normale është 35 minuta për temperatura 23°C. Kushtet atmosferike mund të ndikojnë në kohën e tharjes së produktit. Duhet pasur kujdes që kolla nuk duhet të formojë siperfaqje filmi. Në të kundërt atëherë është e nevojshme që të kalohet dhe një herë malla mbi kollë. Nuk këshillohet që pllakat të vendosen me fuga të puthitura. Pllakat vendosen në mënyrë të tillë që të jenë të përshtatshme me dimensionet e tyre. Në sipërfaqjet e bashkimit me muret vertikale duhet lënë një distancë prej 5 mm.
Change Language »