Pamja:Pluhur
Paketimi: Thes letre 25 kg ne paleta 1350 kg .
Konsumi per formate te vogla: 2-3 kg/m
2
Konsumi per formate te medha: 4-5 kg/m
2
Ngjyra: Gri, Bardhë
Magazinimi: Të ruhet në vënde të thata mbi paleta druri,12 muaj nga data e prodhimit.
Uji për përzierje: 6.5-7 litra ujë për 25 kg
pH i përzierjes: 13
Temperatura e aplikimit: +5
0C deri në +35
0C.
Koha e korigjimit: 35 min
Mbushja e fugave në mure: Pas 8 deri 12 orë
Mbushja e fugave në dysheme: Pas 24 orë
I shkelshem: Pas 24 oresh
Forca ngjitëse pas 28 ditë
sh: ≥ 1 N/mm
2 (EN 1348)
Forca ngjitese pas zhytjes në
ujë
: ≥ 1 N/mm² (EN 1348)
Forca ngjitese ne nxehtesi:≥ 1N/mm² (EN 1348)
Forca ngjitëse pas cikleve ngrirje-shkrirje: ≥ 1 N/mm²(EN 1348 )
Forca ngjitese pas 30 minutash: ≥ 0.5 N/mm² (EN 1346 )
Rreshkitshmeria: ≤ 0.5 mm (EN 1308)
Reaksioni ndaj zjarrit: Klasa A1
(EN 13501)
PDF:
Flexkoll.pdf
FUSHA E APLIKIMIT
I përshtatshëm për ngjitjen e pllakave të qeramikës, gres-porcelanit, klinkerit, mermerit, pllakave të gurit, mozaikeve dhe pllakave me absorbim të ulët ,në banjo, ballkone, për dysheme dhe mure në ambjente të jashtme dhe të brëndshme. I rekomandueshëm për fasada, tarraca dhe për ambjente me ngrohje qëndrore. I përshtatshëm për ngjitjen e pllakave me dimensione 5-100 cm.
MENYRA E PERGATITJES SE PERZIERJES
Përzieni 6.5 -7 litra ujë të pastër me 25 kg Flexkoll përzjeni masën e krijuar me një përzierës elektrik deri sa të formohet një masë homogjene edhe pa kokërriza. Lëreni në qetësi për 10 minuta dhe me pas përziheni përsëri përpara përdorimit. Koha e punueshmërisë së përzierjes është 2-4 orë në kushte normale temperaturash (20°C).
PËRGATITJA E SUPORTIT
Suportet me bazë çimento duhet të jenë të qëndrueshëm, rezistent dhe të rregullt, pa vajra dhe jo të pista dhe pa mbetje bojrash si dhe duhet të kenë arritur paraprakisht kohen e maturimit. Përafersisht dyshemetë tradicionale me bazë çimento me kohë fortësimi normale duhet të kenë një kohë stazhionimi të paktën 28 ditë, bazamentet me suva tradicionale duhet të thahen për të paktën 14 ditë. Disnivelet e medha ose çarjet e mëdha duhen të rregullohen paraprakisht. Të gjitha tipet e suporteve duhet të pastrohen paraprakisht para aplikimit të produktit në mënyrë mekanike.
Fillimisht produkti rekomandohet të shtrohet me pjesën e drejtë të mallës për të pasur një shpërndarje sa më të njëtrajtshme dhe më pas me pjesën e dhëmbezuar. Aplikimi bëhet me një mallë të përshtatshme në varësi të llojit të pllakës që shtrohet. Vendosja e pllakave bëhet duke ushtruar një presion të vogel mbi pllakë duke u siguruar që pllaka të mbulohet në të gjithë siperfaqjen me kolle. Koha e hapjes së produktit në kushte atmosferike normale është 35 minuta për temperatura 23°C. Kushtet atmosferike mund të ndikojnë në kohën e tharjes së produktit. Duhet pasur kujdes që kolla nuk duhet të formojë siperfaqje filmi. Në të kundërt atëherë është e nevojshme që të kalohet dhe një herë malla mbi kollë. Nuk këshillohet që pllakat të vendosen me fuga të puthitura. Pllakat vendosen në mënyrë të tillë që të jenë të përshtatshme me dimensionet e tyre. Në siperfaqjet e bashkimit me muret vertikale duhet lënë një distancë prej 5 mm.
Kujdes !
Per formate pllakash me te medha se 900 cm 2 aplikoni shtrim te dyfishte te kolles ,ne pllake dhe bazament. Per siperfaqje te vjetra ,gipsi dhe te paqendrueshme aplikoni me pare primerin Akrilik deKoll ,duke ndjeur udhezimet e skedes teknike