Pamja: Pluhur
Paketimi: Thes letre 25 kg
Ngjyra: Gri
Konsumi: 3-5 kg/m2
Magazinimi: Të ruhet në vënde të thata mbi paleta druri.
Koha e magazinimit: 12 muaj nga data e prodhimit.
Masa vëllimore: 1.5 gr/cm3
Djegshmëria: I padjegshëm
Uji për përzierje: 6-6.5 litra ujë për 25 kg
pH i përzierjes: 13
Temperatura e aplikimit: +50C deri në +350C.
Koha e korigjimit: 30min
Mbushja e fugave në mure: Pas 8 deri 12 orë
Mbushja e fugave në dysheme: pas 24 orë
Deformueshmëria: I pa deformueshëm
I shkelshëm: Pas 24 orësh
Rezistenca në shtypje: > 6.5 N/mm2
Forca ngjitëse pas 28 ditesh: ≥ 0,5N/mm2
Forca ngjitese pas zhytjes ne ujë: ≥ 0,5 N/mm²
Forca ngjitese pas reaksionit nga ngrohja: ≥ 0,5 N/mm²
Forca ngjitëse pas cikleve ngrirje-shkrirje: ≥ 0,5 N/mm²
PDF:
E-Mix C1.pdf
Fillimisht produkti rekomandohet të shtrohet me pjesën e drejtë të mallës për të pasur një shpërndarje sa më të njëtrajtshme dhe më pas me pjesën e dhëmbëzuar. Vendosja e pllakave bëhet duke ushtruar një presion të vogël mbi pllakë duke u siguruar që pllaka të mbulohet në të gjithë siperfaqjen me kollë. Konsumi 3-5 kg/m², sipas dimensioneve të dhëmbëzimit të shpatullës dhe tipit të bazamentit.
FUSHA E APLIKIMIT
I përshtatshëm për ngjitjen e pllakave të qeramikës, gresit, porcelanit, për dysheme me bazë çimento në ambjente të brëndshme. I përshtatshëm për ngjitjen e pllakave me dimensione 5-30 cm. Konsumi 3-4.5 kg/m², sipas dimensioneve të dhëmbezimit të shpatullës dhe tipit të bazamentit.
MENYRA E PERGATITJES SE PERZIERJES
Përzieni 6-6.5 litra ujë të pastër me 25 kg E-Mix, përzjeni masën e krijuar me një përzierës elektrik derisa të formohet një masë homogjene edhe pa kokërriza. Lëreni në qetësi për 10 minuta dhe me pas përziheni përsëri përpara përdorimit. Koha e punueshmërisë së përzierjes është 2-3 orë.
PËRGATITJA E SUPORTIT
Të gjitha tipet e suporteve me bazë çimento duhet të pastrohen paraprakisht përpara se të aplikohet produkti. Suporti mund të përmbajë papastërti të tilla si pluhura, vajra apo mbetje të ndryshme që ndikojnë negativisht në fortësine e ngjitësit. Pastrimi mund të bëhet në mënyrë mekanike me fshesë, etj. Përpara aplikimit të produktit siperfaqja e suportit duhet të spërkatet me ujë në mënyrë që produkti të krijojë një ngjitje sa më të mirë dhe të ketë një kohë hapje sa më optimale.