Produkt pluhur me bazë çimento për mbylljen e fugave, i përbërë nga rërë mermeri të cilësisë së lartë me granulometri të seleksionaur, rezina sintetike speciale dhe agjentë hidrofobike. Rezistent ndaj lagështirës dhe abrazionit. I përshtatshëm për mbushjen e fugave nga 2-15mm. I klasifikuar si produkt CG2 në bazë të standardit EN 13888. Karakterizohet nga një punueshmëri e shumë e mirë, pastrim shumë i lehtë, ngjitje e mirë, qëndrueshmëri të lartë ndaj rrezeve të diellit dhe agjentëve atmosferike, rezistent ndaj agjentëve gërryes, acideve dhe bazave të ndryshme.




DEFUGA
Defuga përdorët për stukimin e pllakave prej qeramike,
gres porcelain, pllaka mozaiku për ambiente të brendshme.
Nuk rekomandohet për mbushjen e fugave në gjërësi më
të mëdha se ajo e lejuar. Në rast aplikimesh për zona të
ekspozuara me trafik të lartë ose nën ndikimin e kimikateve
propozojmë që produkti të përforcohet me FUGALASTIC
deKoll.
Fugat që do të stukohen duhet të jenë të pastra, pa
ngjitës pllakash ose llaç në të gjithë trashësinë. Nuk
rekomandohet aplikimi mbi bazamente të lagura.
Përzieni 1.2-1.6 litra ujë me 5 kg produkt pluhur në një
enë të pastër me një përzjerës elektrik derisa të arrini një
masë homogjene dhe pa kokrriza. Duhet marrë parasysh
që materiali i përzjeres për stukimin e fugave në dysheme
bëhet më i ujshëm se sa për fugat në mure.
APLIKIMI
Aplikoni produktin në fuga me një shpatull gome ose me makinerinë shpatulluese. Pas 20 minutash kur produkti të
jetë bërë i qëndrueshëm bëhet pastrimi i pjesës së mbetur me një sfungjer në mënyrë transversale me drejtimin e fugave.






Skeda Teknike
Pamja: Pluhur
Paketimi: Qese 2 kg ne kuti nga 16 kg mbi paletë prej
576kg (36 kuti) dhe 5kg ne kuti nga 20kg
mbi paletë prej 720kg (36 kuti)
Ngjyra: I disponueshëm në 26 ngjyra
Magazinimi: Të ruhet në vende të thata mbi paleta druri
Koha e magazinimit: 12 muaj nga data e prodhimit
Masa Vëllimore: 1.4 gr/cm3
Ujë për përzierje: 1.2-1.6 litra ujë për 5 kg
pH i përzierjes: 13
Temperatura e aplikimit: +5°C deri në +35°C
Koha e punueshmërisë: 2 orë
Mbushja e fugave në mure: Pas 4-8 orësh
Mbushja e fugave në dysheme: Pas 24 orësh
Pastrimi i fugave: Pas 20 minutash
I shkelshëm: Pas 24 orësh
Rezistenca në shtypje në 28 ditë: 15N/mm²
Rezistenca në përkulje në 28 ditë: ≥ 2.7 N/mm²

