DEFUGA FF

Produkt pluhur me bazë çimento për mbylljen e fugave, i përbërë nga rërë mermeri të cilësisë së lartë me granulometri të seleksionur, rezina sintetike speciale dhe agjentë hodrofobike. Rezistent ndaj lagështirës dhe abrazionit. I përshtatshem për mbushjen e fugave nga 0-4mm. I klasifikuar si produkt CG2 në bazë të standartit EN 13888. Karakterizohet nga një punueshmëri e shumë e mirë, pastrim shumë i lehtë, ngjitje shumë e mirë, qëndrueshmëri të lartë ndaj rrezeve të diellit dhe agjentëve atmosferike, rezistent ndaj agjenteve gërryes, acideve dhe bazave të ndryshme. I disponueshëm në 26 ngjyra.

Pamja: Pluhur Paketimi: Thes 2 kg dhe 5 kg Paketimi: Thes 2 kg në kuti nga 16 kg mbi paletë prej 576 kg (36 kuti) dhe 5kg në kuti nga 20 kg mbi paletë prej 720 kg (36 kuti) Ngjyra: I disponueshëm në 26 ngjyra Magazinimi:Të ruhet në vënde të thata mbi paleta druri Koha e magazinimit:12 muaj nga data e prodhimit PH: 13 Mbyllja e fugave në dysheme pas aplikimit të ngjitësit: 24 orë Mbyllja e fugave në mure pas aplikimit të ngjitësit: 4-8 orë Koha e punueshmërisë: 2 orë Pastrimi i fugave: Pas 20 min I shkelshëm: Pas 24 orësh Masa vëllimore: 1.4 gr/cm3 PDF: DEFUGA.pdf
Fusha e aplikimit Defuga FF përdoret për stukimin e pllakave prej qeramike, gres porcelani, pllaka mozaiku për ambjente të brendshme. Nuk rekomandohet për mbushjen e fugave në gjërësi më të mëdha se ajo e lejuar. Ne rast aplikimesh për zona të ekspozuara me trafik të lartë ose nën ndikimin e kimikateve propozojmë që produkti të përforcohet me FUGALASTIC Dekoll. Përgatitja e produktit Përzieni 1.2-1.6 litra ujë me 5 kg produkt pluhur në një enë të pastër me një përzjerës elektrik derisa të arrini një masë homogjene dhe pa kokrriza. Duhet marrë parasysh që materiali i përzjerë për stukimin e fugave në dysheme bëhet më i ujshëm se sa për fugat në mure. Aplikoni produktin në fuga me një shpatull gome ose me makinerinë shpatulluese. Pas 20 min kur produkti të jetë bërë i qëndrueshëm bëhet pastrimi i pjesës së mbetur me një sfungjer në mënyrë transversale me drejtimin e fugave.
Change Language »