D-ELASTIC

Aditivë i lëngshëm i përqëndruar (latex), me bazë polimeresh me dispersion ujor, redukton sasinë e ujit, rrit aftësinë ngjitëse, rrit elasticitetin (flexibilitetin) dhe rezistencën mekanike. I rekomandueshëm për të përgatitur ngjitësa pllakash me veti elastike të klases C2.

D-ELASTIC

Aditivë i lëngshëm i përqëndruar (latex), me bazë polimeresh me dispersion ujor, redukton sasinë e ujit, rrit aftësinë ngjitëse, rrit elasticitetin (flexibilitetin) dhe rezistencën mekanike. I rekomandueshëm për të përgatitur ngjitësa pllakash me veti elastike të klases C2.

Pamja: Lëng i bardhë Paketimi: Bidon 1 kg/5kg/25kg Magazinimi: Të ruhet në vënde të thata mbi paleta druri Koha e magazinimit: 24 muaj nga data e prodhimit. Masa vellimore: 1.04 gr/cm3 Koha e magazinimit:12 muaj nga data e prodhimit Masa vëllimore: 1300 kg/m3 Viskoziteti: 30 mPas pH i përzierjes: 7.5 Temperatura e aplikimit: +5°C deri në +35°C. Vlerat e ngjitësit të pllakave pas përzierejes me D-ELASTIC :Forca ngjitëse pas 28 ditësh (kushte normale): ≥ 1 N/mm2 Forca ngjitëse pas zhytjes ne ujë: ≥ 1 N/mm² Forca ngjitëse pas reaksionit nga ngrohja: ≥ 1 N/mm² Forca ngjitëse pas cikleve ngrirje-shkrirje: ≥ 1 N/mm² Reaksioni ndaj zjarrit: Klasa A1 PDF: D ELASTIC.pdf
FUSHA E APLIKIMIT Për përgatitjen e ngjitësave me bazë çimento. Për ngjitjen e pllakave qeramike të çdo tipi, gurëve natyrorë mbi bazamente horizontale dhe vertikale, në ambjente të brëndshme dhe të jashtme. Mbi bazamente suvaje të reja, mbi beton e shtresë të varfër. APLIKIMI Uji i përzierjes për të përgatitur kollën e pllakave, zëvendësohet me një përzierje të D-ELASTIC dhe ujit, në raporte 1:1 deri në 1:3, sipas volumit. Fillimisht përzieni sasinë e latex-it me ujin dhe më pas shtoni produktin me bazë çimento, në mënyrë që të evitoni krijimin e bulëzave të ajrit. Rekomandohet që pllakat të mos lagen përpara aplikimit, vetëm në rastin nëse pllaka ka shumë pluhur. Pllakat vendosen duke ushtruar një presion të vogël mbi pllakë duke siguruar kështu një kontakt në të gjithë sipërfaqjen me kollë. Koha e korigjimit është 20-30 minuta. Koha e korigjimit të produktit varet shumë nga kushtet atmosferike, kështu që përpara vendosjes së pllakës të sigurohet që kolla nuk ka formuar shtresë filmi në sipërfaqje. Kujdes ! Masa e përzierjes nuk duhet të jetë shumë e ujshme. Për sipërfaqje gipsi, karton –gripse, etj, aplikoni me parë një primer të posaçëm. Evitoni aplikimin në ambjente të jashtme në ditë që kanë shumë erë dhe temperatura nën +5°C dhe mbi +35°C duke i mbrojtur bazamentet e aplikuara nga shiu i rrëmbyer për të paktën 24 orë dhe nga ngricat dhe rrezet e diellit direkte për të pakten 5-6 ditë pas aplikimit. Aplikimi i produktit duhet bërë sipas udhëzimeve të skedës teknike.
Change Language »