Altakoll C2TE

Ngjitës për pllaka me bazë çimento (C) shumë cilësor, i përbërë nga rëra karbonati dhe mermeri të cilësisë së lartë, rezina sintetike dhe additivë specifike me forcë ngjitëse të përmirësuar, rezistent ndaj rrëshkitjes dhe kohë hapje të gjatë. Karakterizohet nga një punuëshmëri e shkëlqyer, rezistencë të lartë ndaj lagështisë dhe fortësi të njëtrajtshme. Aplikohet për shtresa në trashësi deri në 15 mm. I klasifikuar si ngjitës C2TE sipas standartit EN 12004.

Altakoll C2TE

Ngjitës për pllaka me bazë çimento (C) shumë cilësor, i përbërë nga rëra karbonati dhe mermeri të cilësisë së lartë, rezina sintetike dhe additivë specifike me forcë ngjitëse të përmirësuar, rezistent ndaj rrëshkitjes dhe kohë hapje të gjatë. Karakterizohet nga një punuëshmëri e shkëlqyer, rezistencë të lartë ndaj lagështisë dhe fortësi të njëtrajtshme. Aplikohet për shtresa në trashësi deri në 15 mm. I klasifikuar si ngjitës C2TE sipas standartit EN 12004.

Pamja: Pluhur Paketimi: Thes letre 25 kg Ngjyra: Gri, Bardhë Konsumi: 3-5 kg/m2 Magazinimi: Të ruhet në vënde të thata mbi paleta druri Koha e magazinimit: 12 muaj nga data e prodhimit. Masa vellimore: 1.7gr/cm3 Djegshmëria: I padjegshëm Uji për përzierje: 7-8 litra ujë për 25 kg pH i përzierjes: 13 Temperatura e aplikimit: +50C deri në +350C. Koha e korigjimit: 35 min Mbushja e fugave në mure: Pas 8 deri 12 orë Mbushja e fugave në dysheme: Pas 24 orë Deformueshmëria: I pa deformueshëm I shkelshem: Pas 24 oresh Rezistenca në shtypje: > 10 N/mm2 Forca ngjitese në beton: > 1.5 N/mm2 Forca ngjitëse pas 28 ditësh (kushte normale): ≥ 1 N/mm2 Forca ngjitese pas zhytjes ne ujë: ≥ 1 N/mm² Forca ngjitese pas reaksionit nga ngrohja: ≥ 1 N/mm² Forca ngjitëse pas cikleve ngrirje-shkrirje: ≥ 1 N/mm² PDF: Altakoll.pdf
Fusha E Aplikimit I përshtatshëm për ngjitjen e pllakave të qeramikës në suporte me bazë: çimento, gres-porcelanit, klinkerit, mermerit, pllakave të gurit, mozaikeve të pllakave me absorbim të ulët dhe spesor të lartë, në banjo, ballkone, për dysheme dhe mure në ambjente të jashtme dhe të brëndshme ku ka prani lagështie. I rekomandueshëm për fasada të larta, tarraca, për ambjente me ngrohje qëndrore, për ambjente që janë pjesë e vibrimeve shtypjeve të vazhdueshme, gjithashtu për ngjitjen e pllakës mbi pllakë (në këtë rast duhet që pllakat të jenë të qëndrueshme dhe të palëvizshme). I përshtatshëm për ngjitjen e pllakave me dimensione 5-120 cm. Menyra E Pergatitjes Se Perzierjes Përzieni 7-8 litra ujë të pastër me 25 kg Altakoll përzjeni masën e krijuar me një përzierës elektrik deri sa të formohet një masë homogjene edhe pa kokërriza. Lëreni në qetësi për 10 minuta dhe me pas përziheni përsëri përpara përdorimit. Koha e punueshmërisë së përzierjes është 2-3 orë në kushte normale temperaturash (20°C). Përgatitja E Suportit Suportet me bazë çimento duhet të jenë të qëndrueshëm, rezistent dhe të rregullt, pa vajra dhe jo të pista dhe pa mbetje bojrash si dhe duhet të kenë arritur paraprakisht kohen e maturimit. Përafersisht dyshemetë tradicionale me bazë çimento me kohë fortësimi normale duhet të kenë një kohë stazhionimi të paktën 28 ditë, bazamentet me suva tradicionale duhet të thahen për të paktën 14 ditë. Disnivelet e medha ose çarjet e mëdha duhen të rregullohen paraprakisht. Të gjitha tipet e suporteve duhet të pastrohen paraprakisht para aplikimit të produktit në mënyrë mekanike. Përpara aplkimit të produktit siperfaqja e suportit duhet të laget në mënyrë që produkti të krijojë një ngjitje sa më të mirë me të. Fillimisht produkti rekomandohet të shtrohet me pjesën e drejtë të mallës për të pasur një shpërndarje sa më të njëtrajtshme dhe më pas me pjesën e dhëmbezuar. Aplikimi bëhet me një mallë të përshtatshme në varësi të llojit të pllakës që shtrohet. Vendosja e pllakave bëhet duke ushtruar një presion të vogel mbi pllakë duke u siguruar që pllaka të mbulohet në të gjithë siperfaqjen me kolle. Koha e hapjes së produktit në kushte atmosferike normale është 35 minuta për temperatura 23°C. Kushtet atmosferike mund të ndikojnë në kohën e tharjes së produktit. Duhet pasur kujdes që kolla nuk duhet të formojë siperfaqje filmi. Në të kundërt atëherë është e nevojshme që të kalohet dhe një herë malla mbi kollë. Nuk këshillohet që pllakat të vendosen me fuga të puthitura. Pllakat vendosen në mënyrë të tillë që të jenë të përshtatshme me dimensionet e tyre. Në siperfaqjet e bashkimit me muret vertikale duhet lënë një distancë prej 5 mm. Aplikimi i bojakut Fugat e pllakave mund të mbyllen pas rreth 4 oresh. Fugat elastike duhet të mbyllen me silikon. Dyshemetë e shtruara janë të shkelshëm pas 4 oresh. Tharja e plotë arrihet pas 24 oresh.
Change Language »