Pllaka Shtrimi
1.
Pastroni siperfaqen e suportit
Te gjitha tipet e suporteve me baze cimento duhet te pastrohen paraprakisht perpara se te aplikohet produkti i kolles. Suporti mund te permbaje papasterti te tilla si; vajra, pluhura, apo mbetje te ndryshme qe ndikojne negativisht ne forcen ngjitese te produktit. Pastrimi mund te behet ne menyre mekanike. Perpara aplikimit te produktit siperfaqa e suportit duhet te sperkatet me uje ne menyre qe produkti te krijoje nje ngjitje sa me te mire dhe te kete nje kohe punueshmerie sa me optimale.
2.
Aplikoni ngjitesin e pllakes
Fillimisht produkti rekomandohet te shtrohet me pjesen e drejte te malles per te pasur nje shperndarje sa me te njetrajteshme dhe me pas me pjesen e dhembezuar. Aplikimi behet me nje malle te pershtatshme ne varesi te llojit te pllakes qe shtrohet. VINI RE! Per formate pllakash me te medha se 900 cm2 aplikoni shtrim te dyfishte te kolles, ne pllake dhe ne bazament. Vendosja e pllakave behet duke ushtruar nje presion te vogel mbi pllake duke u siguruar qe pllaka te mbulohet ne te gjithe siperfaqen me kolle. Konsumi varion ne varesi te shembezimit te malles dhe tipit te bazamentit.
3.
Mbushja e fugave
Fugat qe do te stukohen duhet te jene te pastra, pa ngjites pllakash ose llac ne te gjithe trashesine. Nuk rekomandohet aplikimi mbi bazamente te lagura. Perzieni produktin pluhur te bojakut ne nje ene te paster me nje perzjeres elektrik derisa te arrini nje mase homogjene dhe pa kokrriza. Duhet marre parasysh qe materiali i perziere per stukimin e fugave ne dysheme behet me ujshem se sa per fugat ne mure. Aplikoni produktin ne fuga me nje shpatull gome ose me makinerine shpatulluese. Pas 20 min kur produkti te jete bere i qendrueshem behet pastrimi i pjeses se mbetur me nje sfungjer ne menyre transversale me drejtimin e fugave.