Përgjegjësia Sociale

Përgjegjësi sociale në biznesin tonë do të thotë të marrësh përgjegjësi personale për veprimet dhe impaktin që biznesi ka në shoqëri, do të thotë të ndihmosh në zgjidhje të nevojave të njerëzve dhe është një kontribut në zhvillimin e burimeve natyrore e kapitalit human, si shtesë e të fokusuarit jo vetëm tek fitimi. Fryma etike që na karakterizon për të qënë përgjegjës ndaj shoqërisë, e cila karakterizohet nga të qenurit vullnetar, jo me imponim, në ndryshim nga përgjegjësitë ligjore dhe lidhet me përfshirjen e secilit në ndihmën që mund të japë në komunitet, jo vetem nga ana materiale por edhe me mbështetjen morale që mund të ofrojmë përsa i përket sigurimit të mjedisit të qëndrueshëm, barazisë, mbështetjes së njerëzve dhe mbrojtjes mjedisore.

Përgjegjësia sociale për ne është obligimi i një organizate për të maksimizuar impaktin e saj pozitiv dhe për të minimizuar impaktin e saj negativ në shoqëri.
Dekoll e sheh përgjegjësinë sociale në dy aspekte: – përgjegjësia humane dhe – përgjegjësia mjedisore.

Përgjegjësia njerëzore i referohet përgjegjësisë sonë ndaj pjesëve të ndryshme që lidhen me të, që në gjuhën e biznesit njihen si “aktorët”. Këto pjesë përfshijnë të punësuarit, aksionerët, qeverinë, konsumatorët, investitorët, furnitorët, konkurrentët dhe shoqërinë në tërësi.
Përgjegjësia mjedisore i referohet përgjegjësisë sonë në mbrojtjen e mjedisit. Dekoll është angazhuar në mënyrë afatgjatë në mbështetje të iniciativave qytetare për mbrojtjen e ambientit dhe për një mjedis më të shëndetshëm.

Në filozofinë tonë të biznesit, Dekoll udhëhiqet nga një ekuilibër i drejtë mes konkurrencës ekonomike dhe zhvillimit social. Përgjegjësitë Sociale janë të mirë integruara në strategjitë dhe politikat e kompanisë sonë, duke synuar krijim të vlerave për kompaninë, punonjësit si dhe shoqërinë në përgjithësi. Teknologjia e përzgjedhur për prodhim përmbush maksimalisht standardet dhe direktivat e Komunitetit Europian. Që në konceptim, kompania Dekoll ka treguar angazhim të plotë në mbrojtjen e mjedisit, duke menaxhuar me kujdes dhe efektivitet mbetjet e ngurta si dhe duke përdorur në pro/eset e punës, në zyra dhe më gjerë, produkte dhe paketime të ricikluara. Ne synojmë që kjo politikë të pasurohet më tej me elementë të tjerë miqësorë për mjedisin, në pro/eset e përditshme të punës së kompanisë.

Dy komponente, nëpërmjet të cilës fokusohet performance jonë janë:

  • Kontributi në zhvillimin ekonomik të vendi
  • Mundësitë e punësimit
  • Sigurimi i mjedisit të qëndrueshëm
  • Mbështetja e njerëzve dhe mbrojtja mjedisore.
  •  

Të dy këto komponentë janë të lidhur me komunitetin ku /do firmë është pjesëmarrëse. Por nuk janë të vetmit, gjithashtu përfshihen, qëndrimi ndaj konsumatorëve, mundësia për të ofruar punë të barabartë, praktikat e punësimit dhe jo më pak e rëndesishmja, mbrojtja e mjedisit.

Dekoll mban përgjegjësi për efektet e veprimeve të tij, të brendshme dhe të jashtme. Për ne është e rëndësishme të tregojmë se jemi pranë shqiptarëve, jo vetëm nëpërmjet produkteve e shërbimeve që ofrojmë për ta, por edhe nëpërmjet pjesëmarrjes aktive në zgjidhjen e disa prej problemeve, në përputhje me vlerat e kompanisë si dhe filozofinë drejtuese të Dekoll.

Me fjalë të tjera, është “koncepti që Dekoll në mënyrë aktive merret me mirëqenien e shoqërisë në tërësi”.

Change Language »